Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dje rreth orës 09:00 një person në fshatin Dumnicë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se kishte ngarkuar 4.2 m3 dru në traktorin e tij pa dokumente përkatëse.
“Drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponinë e APK-së. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orështë PK-së./Llapi.info






