Është arrestuar një person në Merdare, pasi që gjatë kontrollit në autobusin e një firme kosovare, janë gjetur dhe konfiskuar tri armë me gaz dhe 525 copë fishekë, njofton Llapi.info.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në autobusin e një firme kosovare, janë gjetur dhe konfiskuar : tri armë me gaz dhe pesëqind e njëzet e pesë (525) copë fishek me gas. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë’.
SPK Merdar, 28.03.2021-09:30. Gjatë kontrollit në autobusin e një firme kosovare, janë gjetur dhe konfiskuar 3.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Substanca e dyshuar i përkiste të dyshuarit mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info






