Pas një pune operative, njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë te një kompanie. Pas kontrollit detal te bagazhit dhe ne pjese te ndryshme te autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.

Malli i sekuestruar është si me poshtë:
Tekstil origjina Serbi
Material higjenik origjina Serbi
Nargile origjina Turqi

I gjithë malli eshët sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundervajtëse.