Dy persona janë ndaluar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pasi tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa është njoftuar se përveç drogës, është konfiskuar edh një thikë.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.06.2021-18:52. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit tek të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të vogël të substancave narkotike të llojit marihuanë  disa rizlla dhe një mjet të mbrehtë brisk. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info