Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizimit, ka hapur procedurat e prokurimit për asfaltimin e rrugëve, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimeve në faqen komunale, asfaltimet do të kryhen në pesë fshatra të Podujevës.

Bëhet fjalë për fshatrat; Batllavë, Gërdoc, Kaçibeg, Tërrnavicë dhe Sylevicë.

Për tri të para, komuna ka parashikuar t’i shpenzojë mbi 99 mijë euro, kurse për dy të fundit, rreth 80 mijë sosh.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve nga operatorët ekomomikë është më 17.05.2023.

Duke klikuar në pjesën e hijezuar me të kaltër, mund t’i lexoni të gjitha detajet.

 

 

 

 

/llapi.info