Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizimit, ka përfunduar procedurat e prokurimit për asfaltim rrugësh edhe në pesë fshatra, shkruan Llapi.info.

Sipas kontratave të publikuara, bëhet fjalë për fshatrat; Lupç, Majac, Lluzhan, Shakovicë dhe Godishnjak.

Për asfaltimin e rrugëve në dy fshatrat e para është nënshkruar kontrata e cila kap shifrat e mbi 136 mijë euro. Tenderin e ka fituar kompania “Haxha Kom SH.P.K”.

Kurse, për tri fshatrat tjera, komuna ka dhënë mbi 88 mijë euro. Tenderin për kryerjen e punimeve e ka fituar “:BENI – COM SH.P.K”.

Duke klikuar në pjesën e hijezuar me të kaltër, mund t’i lexoni detajet tjera.

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/