Komuna e Podujevës ka ndarë qindra-mijëra euro për asfaltim rrugësh në pesë fshatra të saj, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, vetëm për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Turuçicë janë ndarë 423 mijë euro.

Ndërkaq, 105 mijë euro tjera janë ndarë për asfaltim rrugësh në fshatrat; Orllan, Barainë, Turuçicë, Herticë dhe Brainë.

Kryerjen e këtyre punimeve në këto fshatra do t’i kryej “Rahovica Comerce Shpk”, operator ky që ka ofruar çmimin më të ulët./Llapi.info