Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka ndarë edhe mbi 100 mijë euro për asfaltim e rrugëve në fshatrat e saj, shkruan Llapi.info.

Së fundi, komuna ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Quality Asphalt”, për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Gllamnik.

Në kontratë bëhet e ditur se kjo kompani ka ofruar çmimin më të ulët për kryerjen e këtyre punimeve, konkretisht për 111 mijë euro./Llapi.info