Komuna e Podujevës ka nënshkruar edhe një kontratë për ndërtimin e një objekti shkollor, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, kjo shkollë e re do të ndërtohet në fshatin Obrancë të kësaj komune.

Në njoftimin për kontratë është bërë e ditur se ndërtimi i kësaj shkolle do t’i kushtojë komunës 497 mijë e 715,63 euro.

Tenderin e ka fituar operatori “Arad 98 SHPK”, kurse për të njëjtin kanë aplikuar gjithsej 6 operatorë ekonomikë./Llapi.info