Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se janë ndarë 1.9 milionë euro për renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të rinovohet me një investim prej 1.9 milionë euro!
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim/vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit në qytetin tonë, një projekt i shumëpritur që do të përfshijë: Mbulesën e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3).
Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti, Ministrit Hajrullah Çeku dhe Qeverisë së Kosovës për këtë përkrahje të madhe për sportin në Podujevë.
Urime gjithë tifozëve dhe sportistëve!