Mbrojtës i Napolit, kosovari Amir Rrahamni, është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes së mbrëmshme ku Napoli u kurorëzua me titullin e katër në Seria A.

Në një prononcim për “Artmotion”, ai është shfaqur me futbollistin e Fushë Kosovës U 15, Belgin Jashari, i cili realizoi ëndrrën e tij për të shikuar nga stadiumi ekipin e zemrës.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës është shprehur i emocionuar për fitimin e titullit të dytë me Napolin.

Natë magjike. Një tjetër emocion sepse e kemi fituar titullin në lojën fundit. Nuk është i njëjti emocion që e kemi pasur para dy viteve”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka treguar se çka e dallon titullin e fundit nga ai paraprak.

E dyta definitivisht, sepse herën e parë është ditur një muaj më herët që e kemi fituar”, ka thënë Rrahmani.

Napoli e ka fituar mbrëmë titullin e katërt në histori të Serie A, pasi mposhti Cagliarin në ndeshjen e fundit me rezultat 2:0.