Gjenerali Naim Maloku ka probleme shëndetësore e disa muaj më parë ai kishte refuzuar ndihmë nga Qeveria për shërim.

Ish-eprori i UCK’së dhe ish-deputeti i AAK’së, Naim Maloku, është në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas disa fotografive që ka publikuar djali i tij nga spitali.

E, që eksperti i sigurisë vuan nga një sëmundje kishte bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një emisioni televiziv në kohën kur po kritikohej se po ndante para nga buxheti për figura të ndryshme, kur kishin probleme shëndetësore.

Haradinaj kishte deklaruar në mars se Qeveria i ka ofruar para nga buxheti Malokut për shërim, mirëpo ai nuk i ka pranuar, shkruan Gazeta Express.

“Njëri prej tyre është Naim Maloku. I kem ofru ndihme por nuk ka pranuar”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sipas kryeministrit, Maloku i ka thënë se po i dhimbsen paratë e popullit që t’i merrte për shërim.