Këngëtari i njohur, Naim Abazi, ka marrë pjesë sot në koncertin humanitar që po mbahet në Podujevë, raporton Llapi.info.
Pak para se të nis të këndojë, Abazi para të pranishmeve ka thënë se zemërgjerësia ka qenë gjithmonë veti e Llapit dhe Gollakut.
“Madhështia dhe Zemërgjerësia kanë qenë veti e Llapit dhe Gollakut. Përveç tyre, e gjithë Kosova është mobilizuar për Arlindin dhe kemi për t’i dalë zot. Të jesh këtu në Llap e të mos e këndosh këtë këngë nuk shkon”, ka thënë ai, kur ka nisur të këndojë këngën për Zahir Pajazitin dhe luftën në Llap dhe Gollak.
Paratë e mbledhura nga ky koncert do të shkojnë në ndihmë për Arlind Veselin, i cili ka humbur të dyja veshkat./Llapi.info






