Lokale - eSIMy

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, ka përmbledhur vendimet e deritanishme të Qeverisë Hoti, pas marrjes së pushtetit.

Nagavci ka akuzuar Qeverinë Hoti se është shndërruar në qeveri të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

Ajo thotë se për vetëm tre muaj Lidhja Demokratike e Kosovës nga Aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një qeverie jo legjitime.

“Nga reciprociteti me Serbinë te nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin”.

Postimi i plotë:

Nga Qeveria demokratike me legjitimitet popullor tek Qeveria e kontrabanduar me ndërhyrje të Presidentit. Me 6 mars…

Gepostet von Arbërie Nagavci am Montag, 8. Juni 2020