Ditëve të fundit është vërejtur dukshëm ulja e çmimit të naftës.
Kështu ka njoftuar edhe Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Rënie rekord e çmimit të naftës është vënë re në muajin dhjetor në Kosovë, sipas Berjanit që nga nëntori deri më sot kemi rënie të çmimit për 30 cent për litër.
LEXO EDHE: Fluturon çmimi i vajit në disa markete – kaq po shitet (FOTO)
“Çmimet janë të ndryshme në tregun kosovar. Dizeli është nga 1.38 deri 1.47cent dhe beznina 1.29 deri 1.38 cent”.
Ai shprehu shqetësim se meqenëse kemi rënie të çmimit të naftës, çmimet e produkteve bazike vazhdojnë të jenë njësoj.
“Kosova është treg i lirë dhe i hapur me konkurencë të madhe në treg. Jemi shteti më i vogël në botë me ma së shumti pika karburanti. Të gjitha produktet janë shtrenjtu në emër të naftës e tash kemi rënie të çmimit të naftës por shporta e qytetarit nuk po ulet”, përfundoi ai.
Në kohën kur pati rritje të madhe të çmimeve të derivateve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kishte vendosur çmim tavan për produktet e karburanteve dhe që i përcaktonte çdo 24 orë. /Gazeta Express
LEXO EDHE: Fluturon çmimi i vajit në disa markete – kaq po shitet (FOTO)






