Lokale - eSIMy

Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ku ky i fundit i tha se LDK-së t’i fërkojë duar sepse nuk do të ketë zgjedhje.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isaa Mustafa tha se Kadri Veseli duhet ti fërkojë duart para se të flet për LDK-në. Ai ka thënë se sjellja e tij është logjikë e SHIK-ut.

“Kadri Veseli duhet t’i fërkojë duart e tij njëherë para se të flasë për LDK-në, sjellja e tij është logjikë e SHIK-ut”, ka thënë Veseli.

“Është mirë që Veselit të veproj mbi bazat e përgjegjësisë si kryetar i Kuvendit dhe jo si shef i SHIK-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike. Askush nuk i fërkon duart për këtë gjykatë, atëherë duhet ti fërkojë duart e veta e jo të LDK-së”, ka thënë Mustafa, raporton EO.

Mustafa ka thënë se nuk shohin asnjë arsye që të bëhen pjesë e ekipit negociator, të cilin e quajti dekorues.

Ai ka shtuar se nuk do t’i bashkohen asnjëherë qeverisë aktuale. “Nëse nuk shkohet në zgjedhje duhet të mendohet konfigurim i tërësishëm i qeverisë ose përfaqësimit të domosdoshëm që do mundësonte ratifikimin e marrëveshjeve”, tha ai.

Teksa ka numëruar zëvendësministrat, ministrat e këshilltarët e Haradinajt, Mustafa ka thënë se duhet të mendojnë ata për vendimet e kryeministrit, një prej të cilave është taksa ndaj Serbisë.

“Kur kam qenë kryeministër kam pas më pak këshilltarë. Duhet të mendojnë ata për të. Serbia e meriton dhe ka meritu një masë të tillë”, tha Mustafa.