Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka mbajtur një fjalim përpara se të deklarohej i pafajshëm në Dhomat e Specizuara lidhur me akuzat e ngritura.

Ai ka përmendur edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy politikanët e tjerë serbë, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin, të cilët i ka quajtur çetnikë sallonesh, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Qyetetarët e këtyre 24 shteteve s’mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR
“As paqja dhe as prosperiteti demokratik e euro-perëndimor në Ballkan nuk do të arrihet duke përkëdhelur e mikëluar trinomin autokratik, klero-fashist dhe nacional-shovenist, të përbërë nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulni, të cilët ishin akterë aktiv në regjimin e Millosheviqit dhe tani si derivat i atij regjimi janë shndërruar në çetnikë sallonesh të cilët edhe në ditët e sotme, me politikat e tyre fashiste po godasin lirinë dhe qytetarët e mi”, tha Mustafa.

Ai tha se këta të tre po mbështeten edhe nga Rusia në qëllimet e tyre të këqija.

Paraprakisht, Mustafa tha se beson në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe se është i bindur për pastërtinë e luftës.