Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe.

Mustafa ka thënë se paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen.

Në shkrimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës.

Në fund, ai ka potencuar se nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë.

Si Kryetar i LDK-së kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën…

Gepostet von Isa Mustafa am Mittwoch, 23. Oktober 2019