Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nesër në seancën e thirrur për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë njerëzit e LDK-së, pritet që ta duan dhe respektojnë këtë subjekt.
“LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashkë”, ka thënë Mustafa.
“Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj”.
“Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”.
Ka qenë Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila sot në Kryesi të Kuvendit ka votuar kundër mbajtjes së mocionit.




