Lokale - eSIMy

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se Qeveria Kurti, ka arritur vetëm një sukses, siç thotë ajo demaskimin e vetvetes.

Ajo në një intervistë për Reporteri.net thotë se Qeveria Kurti përtej dështimeve po e rrezikojnë kredibilitetin e institucioneve tona.

“Kjo qeveri, për një vit qeverisje, ka arritur vetëm një sukses të vetëm: demaskimin e vetvetes. Shpërfaqjen e një Kryeministri i cili në vend që të merret me problemet e qytetarëve dhe me të ardhmen e shtetit tonë, del dhe mundohet t´i jep mend botës. Përndryshe në çdo drejtim ka vetëm dështime. Përtej dështimeve ata për çdo ditë po e rrezikojnë kredibilitetin e institucioneve tona”, ka deklaruar ajo.

Deputetja Musliu ka thënë se Kurti ka thyer çdo premtim dhe i ka dalë fytyra e vërtetë në shesh.

“Kanë thyer çdo premtim ndaj qytetarëve dhe kanë instaluar një klimë përndjekëse politike e cila është bërë e padurueshme. Duhet ta keni parasysh që VV-ja është në krizë sivjet, sepse nuk ju ka mbetur farefis për dasma. As vet nuk e kishin ditur që gjithë faresfisi i tyre kishin qenë ekspertë ekselentë. Ata që bërtisnin “çkapje” ata po e ngufatin fare shtetin. Ata që bërtisnin “hajnat në burg” janë duke kooperuar me krimin. Ata që bërtisnin “po ikë rinia” sot nuk interesohet fare për dhjetëra mijëra kandidatë për viza. Pra, Albin Kurtit i ka dalë fytyra e vërtetë në shesh”, ka thënë Musliu.