Pasuria më  e madhe që mund ta ketë ky fshat është pasuria ujore.

Mirëpo këto pasuri nuk mund të  përdoret,pasi që një kompani private po fillon ndërtimin e një hidrocentrali.

Disa banor thonë që jetesa pa ujë në këtë fshat është e pamundur.

Banori i këtij fshati Sylejmani, kërkon nga ministria e mjedisit dhe komuna e Podujevës që mos ta lejojnë një gjë të tillë.

Kurse zyrtaret e ministris së ambientit thanë për tribuna channel, se këto ankesa kanë  ardhur me vonesë  dhe se dhënia lejes për ndërtimin është në përfundim e sipër.

Banorët shprehen se janë të  vendosur me të  gjitha masat që ta ndalin ndërtimin e projektit të tillë.