Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se ka shtete që për shkak të premtimeve që të fitojnë zgjedhjet, kanë hequr TVSH-në dhe më pas kanë bankrotuar, duke përmendur si shembull krizën në Sri-Lanka.

Sipas Muratit, nëse Kosova heq taksat si përgjigje ndaj krizës ekonomike, do të përfundonte si Sri-Lanka.

“Me heq gjitha taksat përfundojmë si në Sri-Lank.Ka shtete që për shkak të premtimeve mi fitu zgjedhjet heqin taksat dhe shteti bankroton. Shteti mbahet me tatim, ne si shoqëri paguajmë të gjithë tatime dhe me to të sigurojmë shërbimet bazike dhe publike”, ka thënë Murati në ATV.

Ai tha se nëse ulet TVSH-ja, përfitojnë më shumë të pasurit se sa ata që kanë nevojë.

“Tatimet janë mbledhje për rishpërndarje, nëse e zvoglon TVSH-në i be që ke mbështet si atë që ka nevojë si atë që është i pasur e nuk ka nevojë, bile i bie që ky i pasuri të fitojë më shumë nga heqja e tatimit”, ka deklaruar ministri.