Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve të cilët tha se edhe pse mund të shkojnë kudo në pushime, në numër të madh po vijnë në Kosovë.
“Bashkatdhetarët edhe sivjet në numër të madh po vijnë në Kosovë, në atdheun e tyre, tek familjet e veta, në shtëpinë e vet. Edhe këtë vit, si shumë herë deri më tani ata kanë mundur të shkojnë për pushime kudo që kanë dashur. Por prapë ata kanë vendosur të vijnë në vendin e vet e t’i sjellin këtu fëmijët e tyre”, thotë Murati, raporton Koha.net.
Ardhja e tyre, sipas kreut të LB-së, e hijeshon atdheun, e bën më të gjallë, e rritë dhe e kultivon dashninë në mes nesh, dhe i jep ekonomisë sonë një infuzion të madh.
“Pa qenë e tillë, Kosova duket si vend turistik gjatë muajve të verës. T’i presim sa më mirë e me krah hapur. E ju bashkatdhetarë të dashur kalofshi sa më mirë në atdheun tuaj”, u shpreh kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.






