Ka kaluar muaji prill, gati edhe gjysma e muajit maj ndërsa komuna e Podujevës ende nuk i ka sanuar gropat për të cilat Drejtori i Shërbimeve Publike Faik Muqiqi pati thënë për Llapi.info se gjatë muajit prill kjo gjë do të përfundohet.

Muqiqi pati thënë se sanimi do të bëhet gjatë muajit prill pasi që në muajin shkurt nuk ka asfalt. Por ai nuk e ka mbajtur fjalën pasi që edhe tani gropat anë e mbanë qytetit po shkaktojnë probleme tek vozitësit e automjeteve.

Më poshtë po ua sjellim lajmin e datës 18.02.2017 të Llapi.info.

Gropa gati gjysmë metre në mes të qytetit të Podujevës, komuna thotë se s’ka asfalt (FOTO)