Në dyqanet e Serbisë është shfaqur mungesë e produkteve ushqimore, kryesisht e sheqerit dhe qumështit.

Një video e xhiruar të dielën në Novi Pazar është shfaqur në rrjetet sociale, ku shihen qytetarët që fjalë për fjalë përleshen për sheqer në një dyqan.

‘Më jep një pako, për hir të Zotit. Më jep një pako”, dëgjohet zëri i një gruaje.

Mediat serbe raportojnë se mungesa e produkteve bazë ka qenë një dukuri e shpeshtë në Serbi gjatë muajve të fundit, por se situata është përkeqësuar tani dhe ka radhë të gjata në dyqane.

Mungesa e sheqerit në dyqanet anembanë Serbisë vazhdon prej javësh dhe në shumë dyqane u bëhet thirrje qytetarëve që të blejnë jo më shumë se pesë kilogramë sheqer për blerje. /Reporteri.net