Autobusët të cilët qëndrojnë tek rrethi në rrugën për në fshatin Kërpimeh, shpeshherë po shkaktojnë kaos në këtë pjesë nga mungesa e një stacioni, njofton Llapi.info
Gjithë kjo po shkakton edhe pakënaqësi tek udhëtarët tjerë në trafik, e që ndodh të krijohen edhe kolona. Një qytetar për Llapi.info ku edhe ka dërguar fotografitë ka thënë se po vështirësohet qarkullimi i lirë nga ana e tyre.
“Maltretimet e vazhdueshme, si rezultat i pa përgjegjësisë të vazhdueshme nga ana e komunës se Podujevës. Plot gati 15 vite përgjegjësit e komunës së Podujevës, nuk kanë qenë në gjendje që të caktojnë një vend të përshtatshim ku do te shërbente si stacion për vajtjet-ardhjet e autobusëve ne drejtimet: Podujevë-Pollatë, Podujevë –Dobratin, Podujevë-Bradash.
Për absurditetin më te madh këta autobus kanë zgjedh si stacion rreth rrotullimin në këtë rrugë, për pasoj rruga këtu bllokohet, formohen kolona të gjata të automjeteve. Ne anën tjetër te rreth rrotullimit janë stacionuar taksistet që edhe ata me prezencën e tyre, po ashtu e pengojnë komunikacionin normal. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve edhe jeta e qytetarit behet jo normale”, ka thënë qytetari në kushte anonimiteti.
Më poshtë fotografitë: