Javën që po hyjmë LDK-ja e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, do t’i bëjë publike emrat e kandidatëve për kryetar të disa komunave që pretendon t’i fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në intervistën REPORTERI n’Komunë ka konfirmuar se të mërkurën do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Prishtinë dhe disa komunave tjera.

I pyetur nëse do të jetë Agim Veliu për kandidat për kryetar të Podujevës, Muhaxheri ka thënë se nuk e beson se do të ndodh një gjë e tillë.

“Në Podujevë është duke u diskutuar hapur. Nuk besoj se do të kthehet (Agim Veliu), por i takon Degës atje dhe kryetarit të partisë të vendos”, ka thënë Muhaxheri.