Lokale - eSIMy

Kandidati me numër 8 në listën e  PDK’së për Kuvend Komunal, Nexhmi Muçiqi, ka shpalosur disa pamje të vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare në Stamboll.

Ai tregoi se gjatë takimit më drejtorin e Qendrës Qamil Bytyqin, ishte njoftuar për ecurinë dhe rëndësinë e kësaj qendre.

Mirëpo, sipas Muçiqit, kjo qendër u mbyll në kohën sa Donika Gërvalla ishte ministre e Punëve të Jashtme.

Shkrimi i plotë:

Gjatë vizitës, në Qendrën kulturore Shqiptare, në Stamboll me Drejtorin e kësajë qendre, shumë të nderuarin
Z. Qamil Bytyqin,
Ku u njoftuam me ecurin e kësaj qendre, dhe me punën e shkëlqyeshme që po bën Qamili, sidomos në avansimin e mësimit dhe kultivimin e Gjuhës dhe Kutures Shqiptare.
Duhet të theksohet, se kjo qendër u mbyll pas ardhjes në pushtet të VV-së dhe shkatrrusja e kësajë qendre, ishte Donik zezë Gërvalla.
Qamil juve ju lumtë për punën dhe sakrificën, duke ju premtuar, se ditë të mira po vijnë dhe se ajo qendër do të hapet prapë.