Ministria e Shëndetësisë në kuadër të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, ka shpallur konkurs për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësorë.
Profesionistët shëndetësor po kërkohen për këto pozita: Mjek Specialist ose Mjek i Përgjithshëm (100 pozita), Infermier (62 pozita), Inspektor sanitar (20 pozita), Specialist i Mikrobiologjisë (4 pozita), Laborant (8 pozita), Staf teknik dhe mbështetës (6 pozita).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë afati i kontratës për këta 200 profesionistë do të jetë për 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj të tjerë.
Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Konkursi është shpallur dje më 16 qershor 2020 dhe do të jetë i hapur deri më 22 qershor 2020.
Këtu mund ta gjeni konkursin e plotë dhe informatat tjera.