Vetëm njëri nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të qytetarëve që kanë pësuar lëndime në aksidentin e ditës së djeshme në Sllavonski Brod.
MPJD thotë se nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.
Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile.
Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore kroate, vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.






