Floerntino Perez po mendon që ta rikthejë Jose Mourinhon te Real Madridi, nëse Zinedine Zidane shkarkohet nga detyra e trajnerit.

Trajneri francez ka filluar në mënyrë jo të kënaqshme këtë sezon, andaj posti i tij në krye të Los Blancos është para një dileme të madhe.

Reali aktualisht është lider në La Liga me 15 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, mirëpo nuk po tregojnë se janë skuadër garuese.

Zidane në këtë verë transferoi shumicën e lojtarëve që i ka kërkuar, andaj presidenti i madrilenëve po kërkon rezultate pozitive.

Nëse vazhdon kjo formë luhatëse te Real Madridi, Perez do të jetë i detyruar ta shkarkojë francezin dhe ta rikthejë portugezin në bankën e tyre.

Mourinho është pa skuadër që nga shkarkimi që i bëri Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, andaj është i gatshëm që të rikthehet në Santiago Bernabeu.