Lokale - eSIMy

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.