Lokale - eSIMy

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës, do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme.

“Stuhitë do ta përfshijnë pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s.