Lokale - eSIMy

Sot parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë dhe të fuqishëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave, duke gjeneruar herë pas here reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 26°C. Megjithatë, pritet një ulje drastike e temperaturave gjatë ditës. Fillimisht, masa e ftohtë ajrore do të godasë pjesën veriore të Kosovës që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rënie drastike të temperaturave, nën 15°C.

Gjatë ditës, kjo rënie do të shtrihet edhe në drejtim të jugut, ku pritet një ndryshim i ndjeshëm dhe i shpejtë i kushteve termike, duke i dhënë fund përkohësisht stabilitetit dhe ngrohtësisë që ka mbizotëruar javëve të fundit.