Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike që ndodhet në lindje të kontinentit, ndërsa ditëve të fundjavës, fusha anticiklonike që po shtrihen mbi Mesdheun perëndimor, pritet të sjellin edhe masa më të ngrohta ajrore, ku do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Të premten një lug barik mbi rajon, mund të favorizoj kushte për reshjet të dobëta shiu e bore, vende-vende edhe shi të akullt.
Sipas situatës sinoptike që parashihet për ditët në vijim, nën ndikimin e zonave anticiklonike dhe mundësive për mjegull, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të përkeqësoj cilësinë e ajrit, derisa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme.
20.12 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
21.12 – Në mëngjes mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu e bore, vende-vende edhe shi i akullt. Gjatë ditës intervale me diell.
22.12-23.12 – Të shtunën mot pjesërisht i vranët, e në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën e diel mot më i butë, pjesërisht i vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.
24.12 – Mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.
Pas temperaturat të ulëta që parashihen nesër në mëngjes, ditëve të ardhshme pritet rritje e temperaturave mbi vlera mesatare. Minimalet nesër pritet të zbresin deri në -9C, e më pas do të luhaten nga -4C deri në +2C, e maksimalet ndërmjet 3C deri në 8C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të qëndrojë lartë mbi vlera normale.