Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit”, njofton IHMK-ja.