Në fillim të javës në Kosovë do të ketë mot jostabil me vranësira e reshje të shiut.

Mirëpo, moti do të stabilizohet nga dita e mërkurë, është njoftuar nga Instituti Hidreometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 24-30 gradë.