Moti pranveror me diell dhe relativisht i ngrohtë do të zhduket nga e premtja e ardhshme. Sipas ekspertëve goditjet më të mëdha nga temperaturat, që do të bien deri në -4 gradë. Më së shumti do t’i pësojnë pemët.
Kështu të paktën thonë njohës të çështjeve bujqësore në vend. Kontaktuar nga Gazeta Express, Agronomi Mehdi Brusilla ka shprehur shqetësimin se me uljen e temperaturave në vend, do t’i dëmtohen pemët që ka mbjellë
Pemët të cilat ai i ka mbjellë ka gjasë që mos t’i japin fryte. Brusilla thotë se vetëm për këtë vit i ka të mbjella rreth 10 hektarë me mollë. Jetëgjatësia e tyre shkon deri në gjashtë vite për një dru peme të mbjellë.
Ai shpjegon se deri në çfarë temperatura mund të mbijetojë lulja e pemëve në Kosovë.
“Lulja dëmtohet në temperatura minus 2 shkallë. Disa pemë të tjera të cilat iu ka rënë lulja dëmtohen edhe në minus 1 gradë. Krejt kjo varet se në çfarë gjendje është lulja. Në ultësira zakonisht goditën ma shumë. Pemët që janë të vendosura në shpatina, goditën më pak”, ka thënë ai.
Tutje agronomi Brullilla ka thënë se nga temperaturat befasuese ka pësuar edhe vë vitin e kaluar ku edhe i kanë shkuar dëme 10 hektarë me pemë të mbjella.
“Vitin e kaluar kam pas pasoja. Nga 10 hektarë nuk kam mundur të marrë asnjë mollë. Disa i kam në vitin e tretë e disa të presin e disa në vitin e gjashtë”, ka thënë ai.
E ekspertët e meteorologjisë në vend po paralajmërojnë ulje të temperaturave për javën e tretë të këtij muaji. Kjo pritet t’i shkaktojë dëme edhe kulturave bujqësore në vend.
Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, 53% e tokës së Kosovës është bujqësore, 41% tokë pyjore, kurse sipërfaqja tjetër është ujore, hapësirë trafiku, urbane dhe të tjera. /Express/






