Sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët, por me intervale me diell, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica.

Sipas parashikimeve, në ditën e fundit të vitit, pritet depërtimi i një fronti të ftohtë mbi rajon, që do të sjellë vranësira, erë, si dhe mundësi për reshje të dobëta bore.

Pas përmirësimi të cilësisë së ajrit ditëve të fundit, nën konditat e një moti më stabil, të dominuar nga shtypja atmosferike e lartë mbi rajon dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, në ditët në vijim pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, ku vlerat e indeksit do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga -5C deri në -1C, e maksimalet nga 4C deri në 6C.

Era do të fryj lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.