Një 22 vjeçar me inicialet A.L dhe një 20 vjeçar me inicialet A.L, janë arrestuar në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B i moshës 16 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve e stacionit të Hanit të Elezit.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.