Një mosmarrëveshje komunikacioni që ka ndodhur dje në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan ka përfunduar me incident.
Policia e ka arrestuar një person, nën dyshimin se pas kësaj mosmarrëveshje, i ka shkaktuar lëndime një person dhe një personi tjetër ia ka dëmtuar veturën me një shkop druri.
“Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan 11.03.2022 – 17:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime njërit nga dy viktima meshkuj kosovarë dhe viktimës tjetër ia ka dëmtuar veturën me një shkop druri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.






