Lokale - eSIMy

Mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e ka lëshuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënëseve që ishin në grevë.

Tahiri theksoi se kjo parti do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati për këtë çështje.

“Nuk do të marrin pjesë në seanca duke thënë se nuk mund të sillen se kinse nuk po ndodh asgjë, kur ministri po e keqpërdor pozitën zyrtare”, tha shefi i GP PDK-së.

Tahiri më tej theksoi se kanë lëshuar mbledhjen për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënës.

Sipas tij ky është vendim i paligjshëm dhe vendim arrogant i ministrit.

“Ne nuk mund të sillemi në situatë normale kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare. Deklaruam se nuk do të marrim në seanca. Sot do të ngrisim kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati”.

Derisa pas tij ka dal edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Abren Gashi.