Diskutimi me zë u shndërrua në një zënkë dhe klientët e tjerë u larguan nga paniku.

E gjithë ngjarja ndodhi në lagjen Poggioreale të Napolit, dhe vetëm policia arriti të ndalojë përleshjen në një dyqan të Napolit për mosrespektimin e masave të sigurisë në vend, transmeton Telegrafi.

Një klient vendosi të kalonte radhën dhe u afrua shumë pranë të tjerëve. Burri nuk ka respektuar masat e sigurisë, ai nuk ka veshur maskë mbrojtëse dhe doreza dhe ka shkelur hendekun e sigurisë prej 2 metrash.

Njëri prej klientëve reagoi ndaj procedurës së tij dhe e paralajmëroi atë për shkeljen e masave të përcaktuara. Burri reagoi dhunshëm për këtë dhe filloi të godasë atë që e kundërshtoi. Përleshja u shndërrua në një zënkë dhe klientët e tjerë u larguan nga paniku.

Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe u bë një hit i vërtetë.

E gjithë ngjarja ndodhi në rrethin Poggioreale të Napolit dhe u ndalua vetëm nga policia.