Lokale - eSIMy

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas vendimit të këtij të fundit që të mos certifikojë kandidatët e Listës Serbe që do të garonin për kryetar në zgjedhje e parakohshme në katër komunat veriore.
Heldt përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e një vendimi të tillë.

“Duke mos qenë në gjendje të komentojë aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Sikur i gjithë ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar’, ka shkruar ambasadori në reagimin e tij.

Mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe ka ardhur si pasojë e refuzimit të dy anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.

Ata kanë thënë se nuk pranojnë certifikimin e tyre, përderisa ata nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.