Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, i cili dyshohet se ka marr një veturë me qira dhe nuk e ka kthyer sipas afatit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga viktima mashkull K/Shqiptar kishte marrë me qira veturën me targa vendore dhe nuk e kishte kthyer në afatin e caktuar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.