Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre persona nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kërkuar para nga viktima mashkull K-Shqiptar për ryshfet.

Siç raporton PK-ja, marrje a ryshfetit u bë me qëllim të përshpejtimit të procedurave dhe lirimit të mallit nga pikat doganore në aeroportin ndërkombëtar.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.