Në mbrëmjen e së shtunës, një person i maskuar hyri brenda shtëpisë së familjes Babatinca në Podujevë.
Aty dyshohet të ketë marrë stoli ari dhe 5 mijë euro para të gatshme. Në këtë kohë askush nuk ishte në shtëpi pasi që gjithë familja kishin shkuar në një aheng familjar, raporton Klan Kosova.
Për këtë rast u njoftuan edhe organet e rendit, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
Sipas banorëve, tentimet për vjedhjen e shtëpive në ketë lagje të qytetit të Podujevës nuk janë të rralla.