19 qershori i vitit 1999 shënoi ditën e çlirimit të Podujevës, kur për herë të parë forcat e NATO-s hynë në qytetin e Podujevës, për të larguar kështu forcat e okupatorit serb, shkruan Llapi.info

Sot, 20 vite më parë me hyrjen e forcave të NATO-s, barbarët serbë u përzunë përgjithmonë nga territori i Komunës së Podujevës.

E largimin e trupave të fundit okupues e mirëpritën me lot gëzimi, e me brohoritje të mëdha banorët llapjanë, ku forcat NATO-s vulosen çlirimin të Podujevës më 19 qershor 1999.

Ndryshe, për shënimin e kësaj dite janë paraparë aktivitete të ndryshme të organizuara nga Komuna dhe parti opozitare./Llapi.info