Një grua nga SHBA-ja ka arritur të regjistrojë momentin kur automjeti i bashkëshortit në të cilin ai po transportonte fëmijët e tyre është goditur nga rrufeja.

Gjegjësisht, ndërsa të premten ajo po kthehej në shtëpi nga një pushim familjar gjatë një stuhie në afërsi të St. Petersburg, Florida, Michaelle May Whalen vendosi të provonte dorën e saj në fotografinë rrufe.

Pasi dështoi, ajo kaloi në regjistrimin e videove, shkruan Washington Post.
Pikërisht në atë moment ajo arriti të regjistrojë një skenë të pabesueshme – kamionçinë e burrit të saj në të cilën ai po transportonte fëmijët e tyre u godit nga rrufeja.

Fatmirësisht fëmijët dhe bashkëshorti kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, por kamioni dyshohet se është “skuqur” tërësisht.