Një rrahje ka ndodhur mes disa personave, pasi të njëjtit u aksidentuan në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tregoi se dy persona janë arrestuar.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën “B” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, tha ajo.

Lidhur me rastin Policia nis hetimet.

Ndërsa, aksidenti i dytë ka ndodhë në mes të një veture dhe kamioni, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Atyre u është ofruar ndihmë mjekësore.